• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“E ka talentin e lindur”, Enada Hoxha zbulon konkurentin e saj të preferuar në ‘DWTS’

Balerina e njohur Enada Hoxha ka rrëfyer eksperiencën e saj të re në “Klan” në një intervistë në programin “Rreze Dielli”. Por mes “Dance With Me” dhe “Dancing With the Stars”, kë do zgjidhte Enada? Ajo ka treguar se është ndjerë shumë mirë në të dyja produksionet. “Ndihem shumë mire në “Dance With Me”, ishte një ftesë që më erdhi nga Vera dhe Alketa. Më vjen mirë që jam rikthyer, kam punuar pak me to, por ka patur një dashamirësi të madhe, puna është e organizuar, këto punë më një staf profesionist më pëlqejnë shumë. Në “Dancing with the stars”, kemi punuar 4 vite me shumë dashuri. Kam patur dashamirësinë e producentes. Këtu rikthehem në një stad tjetër, jam në dy vende me dashuri të madhe nga të dy anët.” Përsa i përket konkurentit të saj të preferuar në “Dance with me” ajo thotë se Flori Agalliu është konkurrenti tek i cili ka hasur talentin për kërcimin. “Ajo që bie në sy është që konkurentët e kanë kuptuar tashmë se çdo të thotë të jesh në garë. Pas dy-tre puntatave e shoh garën serizozisht, pasi gara shijohet edhe më shumë kur ka ambicie. Ka shumë çifte që kanë ambicie, por ka edhe nga ata që i karakterizon talenti. Por kush e ka talentin? E ka Flori! Dhe Flori e ka talentin e lindur”, shprehet Enada. Kujtojmë se “Dancing With The Stars” vazhdon të trasmetohet çdo të hënë, me balerinën e njohur si pjesë të jurisë.