Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, gjatë ndeshjes së vlefshme për kampionatin rajonal të Kolonit, në provincën e Entre Rios.
Në minutën e 24-t, futbollisti Micael Favre pati një dyluftim të ashpër me Alejandro Quintana, i cili pa dashje e goditi me gju në laring. Pasi u rrëzua në tokë, Favre iu hakërrye kundërshtarit të tij, por pak çaste më vonë u rrëzua duke u dridhur.
Ndeshja u pezullua menjëherë, ashtu si të gjitha ndeshjet e tjera të kampionatit rajonal. Favre u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
“Ishte një goditje e fortë dhe nuk mund të bënim dot asgjë”, tha mjekja Villa Elisa. /Lajmi.net/
https://www.youtube.com/watch?v=vyrS9z8mVhM