• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E ‘fiksuar’ pas orendive shtëpiake, Manjola Nallbani ndan disa momente nga pasditja e saj

Artistja e njohur, Manjola Nallbani ka ndarë shpeshherë me ndjekësit momente të ndryshme në shtëpinë e saj, për të cilën duket se ajo tregon një kujdes të madh deri në detaje.

Pak me parë Nallbani publikoi një foto ku tregonte se po shijonte kafen e pasdites në ambientet e shtëpisë. Ajo çfarë bie në sy janë ngjyrat që Manjola ka zgjedhur për orenditë e saj.
“Pasdite e javë sa më të qetë. Rrimë në shtëpi me shpresën që në fund t’ia dalim. Koha e kafes me filxhan çaji”, ka shkruar artistja krah postimit të fundit ku nuk kanë munguar komentet e ndryshme nga mikeshat e saj.
Manjola ka publikuar foto të ndryshme nga shtëpia e saj, duke zbuluar pamje të ndryshme të saj të cilat kanë “vjedhur” gjithmonë vëmendjen e ndjekësve./revistawho.com