• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

E dielë, ja çfarë moti do të dominojë sot Shqipërinë

Kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtuar zonat malore jugore dhe juglindore të cilat do të kenë vranësira disi më të dendura duke rrezikuar shira të dobët.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të mbetet me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme të dominojnë në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.