• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E diela i dedikohet gatimit, ja çfarë sugjerojnë vajzat e njohura

Prej kohësh e diela është cilësuar si dita e familjes. Është ditë pushimi, të gjithë mblidhen në shtëpi dhe shijojnë disa momente speciale së bashku. Pas një jave të ngarkuar me punë, kjo është edhe dita perfekte për t’i dedikuar disa orë më shumë shtëpisë dhe në veçanti gatimit. Zakonisht të dielave gatuhen vakte të shijshme dhe ndonjëherë në këtë ditë i lejojmë vetes ta teprojmë me sasinë që konsumojmë. Shpesh mund ta keni të vështirë të gjeni një ide se çfarë mund të gatuani, megjithatë burimet e sugjerimit janë të shumta. Nëse hapni ‘Instagram’-in mund të gjeni ide shumë të mira nga amvisat e njohura, vajzat e ekranit. Këtë të dielë një pjesë e tyre kanë vendosur që disa orë të mira t’i kalojnë në kuzhinë, për përgatitjen e një vakti të shijshëm. Ilva Tare duket se për familjen e saj ka vendosur të gatuajë një tavë me peshk, që përveçse shumë e shijshme, duhet të jetë edhe shumë e shëndetshme.

Ndërsa një sugjerim shumë interesant vjen nga Hueyda El Saied. ‘Showgirl’-i shqiptar me anë të tre fazave ka treguar për të gjithë se si mund të përgatisin një pjatë mjaft interesante me disa produkte të ndryshme.

Ndërsa Manjola Nallbani ka treguar se e ndjen veten si një ndër shefet më të mirat të kuzhinës dhe mund ta vlerësojë veten me pikët më të larta. /revistawho.com