• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

E diela është krijuar për t’u çlodhur. 7 ide për ta shijuar deri në fund

Disa plane duhen bërë edhe për fundjavë, për t’u qetësuar në maksimum pasi impenjimet e javës së re vijnë shpejtë. Nëse e ndjeni veten të lodhur ende, ne ju sjellim më poshtë disa këshilla se ç’duhet të bëni ditën e dielë që të ndiheni sa më të qetë dhe të shplodheni sa më shumë:

  1. Organizoni një pasdite jashtë shtëpisë ose qytetit

Për të bërë një pushim ndryshe nga e përditshmja nuk është e nevojshme të shkoni në fund të botës: mjafton të gjeni një vend të këndshëm për të kaluar aty gjysmë ore ose një orë larg shtëpisë. Ideal do të ishte një piknik ose një shëtitje e bukur me të gjithë familjen.

  1. Bëni pak aktivitet fizik

Mjafton të bëni qoftë edhe një ecje me hap të shpejtë: do të ndiheni menjëherë shumë mirë. Kjo gjë do t’ju ndihmojë që të hiqni mendjen nga rutina e përditshme shtëpi-makinë-zyrë.

  1. Gjeni pak kohë për të mos bërë asgjë

Shumë kohë pa bërë asgjë duke ndenjur kot do t’ju mërziste, por pak prej saj do të ishte një bekim i vërtetë. Shijojeni qëndrimin në divan.

  1. “Shkundeni” veten nga “depresioni” i të dielës

Mbase ju ka ndodhur shpesh që të trishtoheni shumë kur mendoni se e shtuna kaloi shpejt dhe se pak orë ju ndajnë nga e hëna e lodhshme. “Luftojeni” këtë duke bërë diçka argëtuese, por të qetë, si për shembull planifikoni një darkë intime.

  1. Mos bëni (shumë) punë shtëpie

Larja, hekurosja dhe gatimi ndonjëherë marrin shumicën e kohës në fundjavë. Është e vërtetë se për to nuk ka kohë tjetër përveçse gjatë fundjavës, por mundohuni që të mos e ekzagjeroni. Një zgjidhje do të ishte që të gjitha punët t’i bënit të premten në mbrëmje dhe fundjavën ta kishit të gjithën për veten.

  1. Gjeni 5 minuta për të planifikuar javën

Nëse vuani nga depresioni i orëve të fundit të fundjavës atëherë shmangeni atë duke bërë një listë me planet që do të përmbushni gjatë javës se re. Këtë duhet ta bëni në mënyrë shumë të zakonshme, pra pa stres. Për ju do të jetë më e thjeshtë, nëse do të dini se çfarë ju pret.

  1. Fikeni kompjuterin

Në fakt këtë nuk duhet ta merrni si një këshillë, por si një urdhër. Interneti nuk ndalet asnjëherë së qenë aty, ndaj bëjeni ju hapin e parë duke e fikur atë për të shijuar një ose dy ditë larg jetës virtuale. /revistawho.com