• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

E diela e pushimit, ja ku kanë zgjedhur ta kalojnë VIP-at shqiptarë këtë ditë

Për shumë qytetarë dita e dielë është dita e pushimit e me këtë rast në këtë ditë mund të udhëtojnë apo të kalojnë një ditë relaksi. Shumë prej VIP-ave shqiptarë kanë zgjedhur që këtë të dielë ta kalojnë në bregdet, me fëmijët e tyre, me shoqërinë apo partnerët. Bieta dhe Albani ndodhen në jug së bashku me djalin e tyre, Kroi Art.
Nga atje moderatorja ka postuar foto teksa babë e bir luajnë në breg të detit.

Po ashtu në jug ndodhet edhe Delinda Disha me partnerin. Arbana Osmani, Dojna Mema, Alba Hoxha, Big Mama ndodhen gjithashtu në jug nga ku kanë postuar foto duke u relaksuar në rrezet e diellit.

Ledri ka zgjedhur të postojë foto nga plazhi, por reperi nuk e ka bërë të ditur vendndodhjen.


Ndërsa Lori Hoxha, Olta Gixhari dhe Tayna po i kalojnë pushimet jashtë vendit.