• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E dhunon i dashuri dhe e ëma, vajza jep një mesazh shumë të fortë që përlot internetin (FOTO)

Leslie ishte si të gjitha vajzat e tjera, askush nuk e dinte dhimbjen e saj derisa vendosi ta ndajë në Facebook, aty ku postimi i saj bëri bujë. Bukuroshja nga Texas kohët e fundit ishte keqtrajtuar nga i dashuri i saj dhe e ëma e tij. Ajo postoi disa foto në profilin e saj në Facebook ku tregonte të nxirat dhe pasojat që kishte sjellë keqtrajtimi. “Unë nuk postoj gjëra personale, por jam e lodhur nga ai dhe familja e tij që bëjnë sikur gjëra të tilla janë normale. Edhe ai, edhe mamaja e tij kanë vënë dorë mbi mua, bashkë me motrën e tij 13 vjeçare. Ata luftojnë me veten çdo ditë kështu që nuk është çudi që bënë të njëjtën gjë me mua. Kjo ndodhi këtë mëngjes pasi ai më akuzoi se e kisha tradhëtuar ndërkohë që unë punoj çdo ditë nga mëngjesi në darkë. Ju lutem nëse ju ndodh kjo mos mendoni se sot është pak dhe nesër nuk do të ndodhë sepse kështu përfundoni ose më keq. Ju lutem mos i fusni fëmijët në mes, ata nuk e meritojnë. Ju nuk e meritoni”, -shkruan Leslie. Postimi i saj është shpërndarë më shumë se 200 mijë herë. Më vonë ajo bëri edhe një postim tjetër ku shkruan se në fillim lidhja e saj ishte e bukur, më pas erdhi në jetë vajza e tyre dhe pak kohë më pas ai filloi të vërë dorë mbi të. Gjithashtu Leslie tregon që e bëri postimin që familja e saj dhe miqtë ta merrnin vesh pasi nuk e dinin dhe nuk e besonte se do mund të shpërndahej kaq shumë./revistawho.com