• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E dashura e “Sarpit” në hall, fansat e aktorit nuk e lënë të qetë

Çagatay Ulusoy është një nga aktorët më të pëlqyer nga publiku e sidomos nga vajzat, të cilat mbetën zemërthyera kur u zbulua se ai është në një lidhje. Ulusoy është prej kohësh në një marrëdhënie me aktoren Duygu Sarisin. Kjo e fundit njihet nga roli i “Burxhus” në serialin “Vrasje të vogla”. Lidhja e Ulusoy dhe Sarisin ka qenë me ndarje e bashkime, por çifti gjithmonë janë kthyer në krahët e njëri tjetrit. Edhe në këtë periudhë pandemie ata janë karantinuar bashkë dhe po jetojnë në një shtëpi në fshat. Nga atje e dashura e aktorit ka publikuar një foto të saj, pa makeup dhe e veshur me kostum sportive dhe syze. Kjo pamje e Sarisin nuk u ka pëlqyer aspak fansave. Aktorja 32-vjeçare ka marrë komente të shumta negative nga fansat e të dashurit të saj. Sarisin ka zgjedhur të mos u përgjigjet komenteve. Aktorja ka patur reagime negative që kur u zbulua lidhja e saj me Ulusoy. Siç duket fansat e aktorit nuk mund ta shohin dot atë me një vajzë përkrah. Kujtojmë që vetë Ulusoy ka preferuar këtë lidhje ta mbajë sa më larg syrit të publikut./revistawho.com

CLOSE
CLOSE