Bebe Rexha ka arritur të ketë shumë sukses kudo nëpër botë, megjithatë fillimi për të nuk ka qenë aspak i thjeshtë. Përveç familjes apo miqve të saj, Bebe ka pasur dhe shumë fansa që e kanë mbështetur në çdo moment, ashtu si kjo vajzë e quajtur Devin Caitlyn. Devin ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet pranë këngëtares shqiptare, në vite të ndryshme, duke filluar që në 2011-ën. Në foton e parë Devin duket se është në një moshë të vogël, e megjithatë edhe pse vitet kanë kaluar, dashuria e saj për Beben nuk ka ndryshuar dhe këtë e shpreh shpeshherë në rrjetet e saj sociale. “Wow, dashuria e fansave”, ka shkruar Bebe në po të njëjtën foto, të cilën e ka publikuar në ‘Instastory’. Kujtojmë se vetëm një muaj pas publikimit të ‘Last Hurrah’, këngëtarja lajmëroi daljen e një albumi të ri me 14 këngë./revistawho.com