Chrissy Teigen është shfaqur në publik për herë të parë që nga humbja e djalit të saj, Jack. Javën e kaluar, prezantuesja dhe modelja u kthye në mediat sociale duke shkruar një ese që detajonte përvojën e saj të fundit shkatërruese dhe duke falënderuar fansat, ndjekësit e miqtë.
Ndërsa së fundmi teksa këngëtari, John Legend po përgatitej të interpretonte këngën e tij ‘Never Break’, të cilën ia kushtoi Teigen gjatë një shfaqje emocionuese në çmimet ‘Billboard’, ftoi gruan dhe fëmijët e tij, vajzën Luna dhe djalin Miles në skenë.
“Përshëndetje të gjithëve”, tha Teigen ndërsa u përkul për t’u folur njerëzve përmes mikrofonit të burrit të saj.
Ky moment mori vëmendjen maksimale të mediave, dhe fotot bënë xhirron e rrjetit./revistawho.com