• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

E bukur e bukur vera, po ç’e do, duhet të bëjmë depilimin brazilian, i cili durohet vetëm nëse vepron si më poshtë

Depilimi me dyll në zonën bikini është zgjedhja e shumë grave dhe vajzave, veçanërisht në sezonin e verës, por duhet të mos nënvlerësoni efektet anësore të tij, duke nisur nga skuqja e lëkurës, irritimi, rritja e temperaturës në atë zonë dhe largimi i qelizave të vdekura që e bën edhe më të lehtë marrjen e infeksioneve.

Të bësh depilim brazilian përveçse është proces i dhimbshëm na bën të ndjeshëm shumë në zonën bikini, por ka disa këshilla që do ju lehtësojnë shumë punë nëse i ndiqni, sugjerim nga ekspertët.

Para depilimit:

Exfolio lëkurën

Mos e lër qimen të zgjatet shumë

Pi shumë ujë

Sigurohu që estetistja të përdor produkt që nuk lejon ngjitjen dyllin të mbetet gjatë në lëkurë

Gjatë depilimit

Praktiko ushtrime me frymëmarrjen

Mos u tensiono

Pas depilimit

Sigurohu që estetistja të aplikojë xhel për qetësimin e lëkurës

Mos bëj ushtrime apo aktivitete që e irritojnë lëkurën për të paktën 24 orë

Mos bëj dush të nxehtë për të paktën 24 orë

Vazhdo me exfolimin e lëkurës

Mos vish xhinse apo pantallona që qëndrojnë të ngushta dhe ushtrojnë presion në zonën bikini./revistawho.com