• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E akuzuan se pëlqente vajza nën moshë, reperi shqiptar ‘i mbyll gojën’ me një koment

Gashi është një nga reperët më të pëlqyer të momentin, megjithatë në profilin e tij në ‘Instagram’ nuk ka gjithmonë komente pozitive apo lëvdata. Së fundmi, ai ka publikuar një foto pranë një vajze, e cila shfaqej e veshur me një uniformë shkolle, tejmase provokuese. Duke marrë shkas nga kjo gjë, shumica e ndjekësve të tij nuk e kanë pritur mirë këtë gjë, pasi i kanë shkruar komente të tilla si: “Duket si një vajzë nën moshë”, “Më pëlqen muzika jote, por kjo foto duket si një vajzë nën moshë”. Gashi nuk ka rezistuar dhe ‘ia ka mbyllur’ gojën me një koment të vetëm. “Në këtë video supozohej të aktronim sikur ishim në një shkollë private me uniforma. Më vjen keq nëse duket në një mënyrë tjetër, por në fund të ditës, unë nuk ‘kërcej’ në atë mënyrë”, ka shkruar reperi, duke zbuluar se në fakt gjithçka është pjesë e një videoklipi të ri dhe se vajzat nën moshë nuk janë në preferencën e tij. Kujtojmë se kënga e fundit ‘My Year’ në bashkëpunim me G-eazy rezultoi shumë e suksesshme, megjithatë duket se ai nuk ka ndërmend të ndalet./revistawho.com

View this post on Instagram

When you free the spirit

A post shared by GASHi (@gashi) on