• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E akuzojnë se nuk bën bamirësi, Elia Zaharia u “mbyll gojën” të gjithëve me fakte

Elia Zaharia është mjaft aktive me postimet në ‘Instagram’, kryesisht për çështjet që kanë të bëjnë me punët e saj si princeshë e familjes mbretërore. Shpeshherë Elia publikon edhe foto nga aktivitetet apo mbrëmjet gala të organizuara në vendet e tjera. Ditën e sotme ajo ka ndarë një foto në të cilën shihet përkrah Princ Lekës dhe Dukeshës Maria të Rusisë, të shkrepur gjatë një eventi në Dubai.

Megjithatë siç duket të tilla postime nuk u pëlqejnë të gjithëve, sepse dikush nga ndjekësit në ‘Instagram’ e ka akuzuar Elian se në vend të merret me bamirësi, publikon pamje nga organizimet madhështore. “Sinqerisht çfarë bën në të vërtetë, përveçse poston foto në festa mahnitëse. Përse nuk bën postime duke ndihmuar të varfrit apo të bësh diçka me pozicionin tënd?”, – ka shkruar dikush. Princesha nuk e ka kaluar pa e vënë re këtë koment, madje me një përgjigje u ka mbyllur gojën të gjithë njerëzve që dyshojnë për punën e saj.

“Sigurisht që postojmë foto dhe informacione nga veprimtaria e Fondacionit ‘Mbretëresha Geraldine’. Në kuadër të fondacionit ndajmë herë pas here punët tona, ndërsa në kuadër personal një shprehje e urtë thotë: Bëje të mirën dhe hidhe në det! Dhe sa për informacion, kjo foto është pikërisht në themelimin e Akademisë Mbretërore, e cila do të mbështesë kauza humanitare dhe për fat Shqipëria do të përfaqësohet me projekte”, – ka thënë princesha.

Si presidente e fondacionit ‘Mbretëresha Geraldine’ kemi parë shpesh se Elia u është gjendur pranë familjeve në nevojë dhe fëmijëve jetimë. /revistawho.com