• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dy muaj me Amar, Olta Gixhari thur vargjet më të bukura për të birin e saj

Që prej momentit kur u bë nënë për herë të parë, duket se Olta Gixhari po shijon muajt më të ëmbël me vogëlushin e saj, Amar, të cilit së fundmi ka vendosur t’i dedikojë disa vargje.
“Tralala ti në shtëpi o Amar i vogël ti, ty mami shumë të do dhe në gjumë ajo të vë. Ti mamin pa gjumë e lë, por ajo thotë nuk ka gjë. Tralala sa bukuri, plot dy muaj pa gjumë tani”, ka shkruar Olta në postimin e fundit në ‘Instastory’ ku duket se ka bashkuar duart me të voglin e saj.
Me siguri këto dy muaj me Amar kanë qenë më të bukurit për Gixharin, e cila ka treguar se i biri i ka ndryshuar jetën duke i sjellë shumë lumturi.
Kujtojmë se momentalisht Olta po jeton në Spanjë së bashku me partnerin dhe djalin e tyre.