• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dy muaj larg Hanës, Mozzik tregon se si e ka përjetuar mungesën e të bijës në karantinë

Reperi i njohur, Mozzik ka qenë pasditen e sotme në një lidhje ‘Skype’ me emisionin e pasdites tek Rudina.

Këngëtari ka treguar se si e ka kaluar karantinën dhe ka pohuar se nga e gjithë kjo periudhë i mungon më shumë vajza e tij, Hana, e cila jeton me Loredanën në Gjermani.
Mozzik ka pohuar se uron që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe se gjëja e parë që do të bëjë është të takojë vajzën.
Megjithatë reperi ka treguar se flet përditë me Hanën në kamer, duke u përpjekur për të qenë pranë saj në këtë formë.
“I ka dy muaj që s’e kam taku, por kontaktojmë ditë për ditë. Kemi kontakt, shihemi me kamer e shpresoj që të kalojë sa më shpejt kjo situatë e me shku me e vizitu”, ka pohuar Mozzik.
Pavarësisht ndarjes nga Loredana, duket se çifti ka ruajë një marrëdhënie të mirë për shkak të vajzës së tyre, Hana./revistawho.com