• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Dy miq të mirë në jetën reale, ‘Anika’ ka një urim special për ‘Shivain’

Seriali më i ri indian “Bixhoz me dashurinë”, që ka nisur së fundmi duket se i ka bërë aktorët miq të mirë edhe në jetën pas ekranit. Këtë na e ka vërtetuar edhe postimi i fundit i Surbhi Chandna, ku i uron ditëlindjen kolegut të saj, Nakuul Mehta.

Rezultate imazhesh për bixhoz me dashurine

Ajo ka postuar një foto të bardhezi të tyren, ku Surbhi shfaqet duke qeshur, ndërsa Nakuul duke bërë një fytyrë qesharake. “Kështu dukem unë kur jam pranë tij, duke qeshur me shakatë idiote me tre kuptime që më duket sikur vetëm unë i kuptoj. Faleminderit që përcjell kaq shumë energji pozitive. Uroj që këtë vit të nxihesh më shume dhe të shtosh ca kile që të ngjash si versioni im mashkull”, ka shkruar ajo. Shoqëria mes tyre duket se është shumë e fortë, jo më kot kanë kimi kaq të mirë me njëri-tjetrin edhe në film./revistawho.com