• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Dy javët e mia në shtëpi”, Ilda Bejleri zbulon me një video gjithë vështirësitë që ka hasur

Moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri ka ndarë së fundmi me ndjekësit në ‘Instagram’, një video të gjatë ku ka treguar për eksperiencën e saj të izolimit dhe ndjesive që ka përjetuar këto ditë. Ajo ka treguar se ka pasur herë pas here shumë ankth lidhur me këtë situatë, për të cilën është lutur shumë që të mbarojë.

Ilda ka pohuar se e ka pasur thuajse të pamundur të lexojë sepse nuk ka mundur të përqëndrohet, por më tej i ka ftuar të gjithë të luten sipas besimit të tyre që e gjitha kjo periudhë të kalojë sa më shpejt.
Me videon në ambientet e shtëpisë, Bejleri ka shtuar se të gjithë duhet të kujdesen këto kohë për veten e tyre, por dhe më të dashurve të tyre, jeta e të cilëve rrezikohet nëse dikush nuk i respekton rregullat.
Kujtojmë se Ilda është shkëputur përkohësisht nga ekrani, pasi programi ‘Proçesi Sportiv’ të cilin e drejton krah Edi Manushit, është mbyllur momentalisht./revistawho.com

View this post on Instagram

#2javetemianeshpi

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri) on