• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dy aktoret e famshme të Hollivudit na treguan sa bukur duket një “fytyrë e vërtetë”

Drew Barrymore dhe Cameron Diaz janë dy nga aktoret më të njohura në Hollywood, të cilat janë kundër operacioneve transformuese, të cilave tashmë ju janë nënshtruar thuajse gjysma e grave në të gjithë botën.

Shoqet e famshme kanë postuar këtë foot, si një kundërpërgjigje ndja gjithë filtrave që sot po i përdorin të gjithë, shpesh duke krijuar një imazh të rremë për veten e për të tjerët.

Fotoja e Drew dhe Cameron, ku qartazi duken rrudhat është pritur me komente aq  pozitive, sa thua diçka e pazakontë ka ndodhur në botë. Dhe s’kanë faj njerëzit kur rrjeti është i mbushur veç me portrete porcelani apo të mëndafshta fare.

Dy aktoret janë shfaqur që bashku në filmin “Charlie’s Angels”, por ato janë takuar qysh kur Drew ka qenë 14 vjeçe dhe Cameron 16. Pasi u martua me muzikantin Benji Madden, Cameron njoftoi në një intervistë për Entertainment Weekly në vitin 2018 se ishte tërhequr nga aktrimi. Filmi i saj i fundit ishte xhirimi i Annie në vitin 2014./revistawho.com