Dy aktorët Jennifer Aniston dhe Justin Theroux mendohet se kanë ndërrmarrë një udhëtim drejt Meksikës, për të shpëtuar martesën e tyre dy vjeçare. Edhe pse ata duhej të ishin bashkë duke shijuar pushimet Jennifer dhe Justin shumë rrallë janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Burime shumë të afërta të çiftit thanë për “Radar Online” se marrdhënia e tyre ka arritur në një pikë që asgjë nuk mundet t’i kthejë përsëri bashkë. Ata të dy asnjëherë nuk kanë patur kohë për të ndenjur pranë njëri-tjetrit duke qenë se Jennifer jetonte në Los Angeles dhe Justin në New York. Sipas disa burimeve të tjera ata do të përballen me një divorc prej 225 milion dollarësh.