Gjatë një vizite në një shkollë në Liverpool, Princi William vendosi t’i përgjigjej pyetjeve nga të vegjëlit që takoi, të cilët me sinqeritet e pyetën për fëmijët e tij.
“A është princesha Charlotte më mistrece se princi George?”-e pyeti një nga vogëlushët Harry-n.
Pa ngurruar, William u përgjigj: “Jo, ata janë njëri më mistrec se tjetri. Janë shumë mistrecë”.
Ndërsa për Louis, William tha se i ngjan më shumë Charlotte-s në personalitet.
Princi tregoi se dëshiron që fëmijët e tij të përfshihen më shumë në detyrat mbretërore. Ai dhe Kate shpresojnë të jenë në gjendje për t’i marrë fëmijët në eventet mbretërore për t’u mësuar me botën e tyre.