• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Duke u stërvitur rregullisht dhe duke konsumuar çfarë dëshiron, Aurela Gaçe tregon se si ka arritur të gjejë balancën

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe ka treguar herë pas here me postimet e ndryshme përkushtimin e saj ndaj sportit dhe stërvitjes në mënyrë të rregullt. Me anë të disa videove në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Gaçe ka pohuar së fundmi se si ka arritur të gjejë një balancë tek gjërat që do, ushqimet që dëshiron të konsumojë dhe stërvitjen e rregullt.

“Një nga pasionet që më bën të ndihem mirë. Aktiviteti të vesh me buzëqeshje e me energji pozitive. Kam gjetur një balancë mes asaj që dua. Kam kuptuar se duke kufizuar veten lodhesha psikologjikisht. Për vite me radhë e bëra, por nuk do të kthehem më atje. Tani nëse më hahet thjesht vazhdoj jetën pa e kufizuar asnjë dëshirë që kam për ushqimet. Ama aktiviteti fizik tek unë është kthyer në ‘ushqim për mendjen e shpirtin’”, ka shkruar Aurela krah postimit të fundit në ‘Instagram’.

Kujtojmë se shembuj si Aurela të cilët kanë zgjedhur të kujdesen për veten duke u marrë me aktivitet sportiv rregullisht, kanë frymëzuar dhe shumë persona të tjerë që kanë vendosur të kryejnë të njëjtën mënyrë jetese në të mirë të shëndetit të tyre./revistawho.com

View this post on Instagram

Nje nga pasionet qe me ben te ndihem mire! Aktiviteti te vesh me buzeqeshje e me energji pozitive. ### Kam gjetur nje balance mes asaj qe dua . Kam kuptuar se duke kufizuar veten, lodhesha psikologjikisht. Per vite me rradhe e bera, por , nuk do te kthehem më atje. Tani ,nese mē hahet ,thjeshte vazhdoj jetën pa e kufizuar asnje deshire qe kam per ushqimet. Ama,aktiviteti fizik tek une, eshte kthyer ne "ushqim per mendjen e shpirtin" ( sigurisht me ka bere te ndihem si raketë edhe nga ana e fuqise fizike qe mee ka dhene) . #### Shpesh shkoj te vizitoj profesor Ladin , sepse 42 vjet karrierre si trajner i Kombetares ne Gjimnastiken Artistike ,me jep besim 💪. @ladi_gym Ne kemi profesioniste mes nesh qe zhurmen e bejne pa u ndjerë🥰 —- Ne videon e 10, po bej gara me nje kampione ne Gjimnastike #Alda🥰 #fit #fitness #gymnastik #gymnastics #gymnasticsmotivation #happymama #momoftwo #strongwomen #findyourbalance #dontstress

A post shared by Tranzit #linkinbio (@aurelagaceofficial) on