Ndonëse jemi në muajin e parë të vjeshtës, duket se temperaturat e larta kanë bërë që të gjithë të “vrapojnë” për ta kaluar fundjavën në pishina ose pranë detit.
Personazhet e njohur kanë ndarë momente të ndryshmë nga e diela pranë detit dhe çdo vendi tjetër ku kanë munduar të shijojnë rrezet e diellit dhe vapën e cila vazhdon t’i shoqërojë edhe në javën e dytë të shtatorit.
Rozana Radi ka ndarë disa foto nga jugu i Shqipërisë, duke treguar se kjo e dielë nuk e ka gjetur në Tiranë.
https://www.instagram.com/p/CFFI6A6B2-h/
Amrada Toska ka publikuar një foto në pishinë, ku duket dhe pamja e detit shoqëruar me mbishkrimin: “Si e dielë që është”.
https://www.instagram.com/p/CFFSSDhJTeW/
Elona Duro ka ndarë disa ‘Instastory’ duke shijuar pijet freksuese krah miqve të saj buzë detit ku duken dhe pushuesit e tjerë.
Ori Nebijaj ka publikuar një foto në mesin e detit, shoqëruar dhe me këngën e saj të preferuar.
Ndërsa Anxhela Peristeri ka ndarë disa momente nga pishina, ku duket se ndodhet me miqtë e saj më të mirë, përfshirë këtu edhe Ervin Kurtin.
https://www.instagram.com/p/CFFUJsWBQLP/
Me siguri këto janë ditët e fundit që të gjithë janë duke i shijuar maksimalisht, para se temperaturat të tregojnë vërtetë se vjeshta ka “trokitur” realisht kësaj here./revistawho.com