Të dielën plot diell të vjeshtës, gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka zgjedhur ta kalojë në natyrë me vajzën e tij të vogël, Alis. Ai ka ndarë në llogarinë e tij një foto ku shfaqet së bashku me vogëlushen mbi kuaj, duke shijuar këtë sport dhe gjithë natyrën përreth.
“E dielë”, ka shkruar Blendi krah postimit të fundit në ‘Instagram’, ku duket se shoqëruesja e tij më e mirë mbetet Alis dhe ku nuk kanë munguar pëlqimet e shumta nga ndjekësit e gazetarit. Kujtojmë se disa ditë më parë e vogla kishte ditëlindjen dhe familja ishte kujdesur të festonte siç duhej mes shumë tollumbacesh që mbanin emrin e Alis kudo nëpër shtëpi./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CGfQr5yjvVz/