• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Duke shfletuar fotot e vjetra, Besa publikon këtë kujtim të veçantë nga fëmijëria me të atin

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një nga pozat më të ëmbla.

Ajo është kthyer pas në kohë në fëmijërinë e saj duke publikuar një foto pranë babait dhe motrave.

“Duke qëndruar në shtëpi dhe duke shfletuar fotot e fëmijërisë sime. E dua këtë foto”, ka shkruar Besa krah postimit të fundit në rrjetet sociale.

Kjo foto i ka ngjallur nostalgji këngëtares, e cila ka zgjedhur të ndajë këtë kujtim njëjtë si të gjithë personazhet e tjerë të njohur të cilët kanë publikuar pamje të ndryshme nga fëmijëria e tyre.

Kujtojmë se Kokëdhima ndan momente të ndryshme herë pas here, ndërsa pak javë më parë solli projektin e saj më të fundit ‘C’est la vie’./revistawho.com