• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Duhet të bëheni gati, Ledri është aktori i ri në filmin e ardhshëm të Bes Kallakut

Pak ditë më parë, Bes Kallaku prezantoi për të gjithë ndjekësit e tij premierën e  projektit kinematografik të quajtur ‘Falco’ në qytetin e Prishtinës. Pjesë e këtij momenti ishin personazhe të ndryshëm të njohur nga estrada shqiptare, të cilët u gjendën në sallën e kinemasë për të ndjekur filmin dhe për të mbështetur punën e aktorit.

Së fundmi ka qenë reperi i njohur, Ledri Vula i cili ka shprehur me anë të një postimi në rrjetet sociale, përshtypjet e tij lidhur me këtë projekt. “Komedia më e çmendur, me t’u thy brinjët, tani edhe në Prishtinë”, ka shkruar artisti bashkangjitur fotos së Besit së bashku me Bleonën.

Në këtë postim nuk ka munguar as reagimi i Kallakut, i cili është shprehur hapur se në filmin e ardhshëm, Ledri do të ketë rolin e tij. Me siguri pas kësaj deklarate, fansat e dyshes do të ishin shumë kureshtarë për t’i parë Besin dhe Ledrin në të njëjtën skenë xhirimesh./revistawho.com