Me siguri të gjithë fansat e Flori Mumajesit dhe Dhurata Dorës janë gëzuar pafund kur kanë kuptuar se këngëtarët shumë shpejt do të vijnë me një duet së bashku. Kënga më e re që do të sjellin Flori dhe Dhurata do të quhet “Trëndafili”. Kjo këngë është finalizuar si projekt kohë më parë, por këngëtarët po presin kohën e duhur për ta hedhur në treg. “Prive” ka zbuluar se kënga do të publikohet këtë të shtunë, ndaj tani të gjithë jemi sy e vesh për të parë e dëgjuar bashkëpunimin e parë të Florit me Dhuratën. /revistawho.com