Arbana i është rikthyer punës shumë pak pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë dhe sot ka ndarë momentet e para nga regjistrimi i serisë së parë në studio të ‘Dua të të bëj të lumtur’. Ajo shfaqet në formën më të mirë të mundshme, e veshur me një fustan ngjyrë bezhë stil balerina. E kushtëzuar nga i ftohti, në pritje të fillimit të regjistrimit ka hedhur një xhup krahëve dhe ka veshur pantallona.
Nga ana tjetër ka edhe disa ndryshime të vogla në skenografinë e studios, e cila ka më shumë dritë se më parë. Arbana ka treguar edhe një prej të ftuarve që siç duket do shfaqet në serinë e parë. Me siguri shumë nga ju e mbajnë mend Ermionin, zonjën që i emocioni të gjithë në sezonin e kaluar.
Më 6 shkurt do të nisë zyrtarisht edhe transmetimi i programit të njohur që shumë e presin prej kohësh./revistawho.com