Dua Lipa e ka nisur vitin në pushime me familjen dhe shoqërinë e sa më të ngushtë. Pak postime nga vendi me det dhe diell i ka publikuar edhe në Instagram pa e zbuluar emrin e vendit ku ndodhet. Me një story ka treguar një moment që me siguri ndjekësit e saj shqiptarë i ka bërë ta kthejnë disa herë pas si video.
Teksa udhëton, këngëtarja shqiptare e njohur i tregon mikeshës së saj si të flasë shqip, duke e filmuar teksa përdor togfjalëshin: “Hajde zemër”. Në sfond të videos dëgjohet zëri i Duas, e cila i ripërsërit fjalët që të shqiptohen sa më saktë.
Kaq u desh që video të bëjë xhiron e rrjetit./revistawho.com