Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka vendosur që shumë shpejt të hedh në treg albumin e saj të radhës. Në një postim në rrjetin social ‘Instagram’ ajo tregoi se për momentin se bashku me njerëzit e saj më të preferuar për të punuar ndodhet në Xhamajka duke e cilësuar si një parajsë. Gjithashtu ajo ka postuar dhe disa foto që tregojnë prapaskenat nga xhirimi i një kënge. Ajo lajmëron se në datë 12 janar do të jetë gati kënga, e cila më parë ka dalë në ‘Youtube’ vetëm me tekst. Mesa duket Dua Lipa po i jepet me gjithë forcat e saj muzikës pas fitoi edhe çmimin si “Artistja më e mirë e Re” nga “MTV EMA 2017.”