Dua Lipa po qëndron prej disa kohësh në Amerikë për të përfunduar albumin e saj të parë. Megjithatë asaj i është dashur të kthehet në Britani për të marrë çmimin “Artisja e re më e mirë” nga Revista britanike NME. Kjo revistë ndan çdo vit çmime muzikore artistëve me famë botërore dhe ky shënon një tjetër sukses për Duan e cila kur doli mori çmimin u shpreh se ky çmim vlen sa e gjithë bota për të. “Faleminderit të gjithë ata që kanë votuar për mua, fansat e mi. Falenderoj menaxherin tim, shtëpinë time muzikore dhe të gjithëve për punën e palodhshme, agjentin tim, familjen time, miqtë dhe NME për këtë çmim. Ky çmim vlen sa e gjithë bota për mua”, -tha Dua./revistawho.com