Dua Lipa po merr të gjithë vëmendjen jo vetëm për faktin që po i bën pushimet në Shqipëri dhe është treguar shumë aktive në Instagram duke postuar vazhdimisht foto, por edhe për pamjen e saj që nga dita në ditë duket edhe më bukur.
Në fotot e fundit Dua është shfaqur me fustan të bardhë, flokët e lëshuar dhe një makeup në ngjyrë kanellë. Këngëtarja ka përdorur paletën Caramel nga SKosmetics të Sara Karaj.
Faqja e SKosmetics ka publikuar fotot e fundit të Duas duke shkruar se ndihen krenarë që këngëtarja ka përdorur paletën e tyre.
“Nuk mund të ishim më krenarë. Dua ka përdorur paletën tonë Caramel”-shkruhet në postim.
View this post on Instagram