• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dua Lipa mungon në “VMA’s”, zbulohet arsyeja

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards” mblodhi disa nga emrat më të njohur të “Hollywood”. Ndër personazhet e nominuara për të fituar disa çmime ka qenë dhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, por mungesa e saj u vu re nga të gjithë të pranishmit. Sipas “Daily Mail” arsyeja e mungesës së saj ka qenë një problem që ka hasuar gjatë rrugës për në Los Angeles. Në fotot e shkrepura nga paparacët, Dua shfaqet në një karburant së bashku me miqtë e saj, tepër e emocionuar për problemin e saj. Si përfundim, këngëtarja shqiptare nuk ja ka dalë të arrijë në kohë dhe kështu ka munguar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve./revistawho.com