Këngëtarja e famshme Dua Lipa ka dhënë një lajm të keq për fansat e saj. Këngëtarja kishte planifikuar të realizonte turin e saj nëpër Europë gjatë janarit dhe shkurtit, por duke qenë situata e tillë me pandeminë, Dua ka treguar se ka vendosur ta shtyjë turin për në shtator dhe tetor të 2021. Të gjithë ata që kanë prerë biletat do i kenë të vlefshme për datat e reja. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe, Dua premton surpriza tê shumta për fansat e saj, të cilët mezi presin të zbulojnë më shumë nga projektet e këngëtares.
https://www.instagram.com/p/CGri8p6MA6p/?igshid=rzguhajoye6u