• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dua Lipa feston 25-vjetorin, babai zgjedh fjalët dhe fotot më speciale me të për ta uruar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston sot 25-vjetorin e lindjes. Edhe pse fare e re në moshë, Dua ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe familja e saj është mjaft krenare për të. Babai i Duas ka zgjedhur t’i dedikojë asaj fjalët më të ëmbla në këtë 25-vjetor. “25 vite që ti ke lindur dhe aq vite që unë jam bekuar. Ti je e rritur tashmë, por je akoma vogëlushja ime. Jam shumë mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mrekullueshëm. Do më kesh gjithmonë mua që kujdesem për ty. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Dukagjin Lipa krahas fotove me Duan.