• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dua Lipa dhe Bella Hadid bëjnë ‘xing’ me të njëjtin detaj në veshje

Dua Lipa ishte e pranishmë në “MTV EMA” për të performuar këngën e saj më të re “Don’t start now”. Këngëtarja u shoqërua në skenë nga disa balerina, por sigurisht e gjithë vëmendja ishte e përqëndruar tek ajo. Këngëtarja kishte veshur një trupore të zezë me një palë geta në të njëjten ngjyrë dhe veshja e saj ju pëlqeu të gjithëve. Por në fakt kjo nuk ishte hera e parë që shihnim një ‘look’ të tillë, sepse dy muaj më parë Bella Hadid është veshur pak a shumë njësoj si Dua. Gjatë javës së modës në Paris, Bella u shfaq veshur me të njëjtat geta si të Duas dhe menjëherë fansat e vajzave të njohura e kanë vënë re këtë detaj. Në fakt nuk do të ishte e habitshme nëse Dua është frymëzuar apo ka marrë leksione stili nga Bella, duke qenë se tashmë ato kanë një lidhje edhe më të fortë, për shkak të romancës së Anwar Hadid me këngëtaren me origjinë shqiptare.

Dua dhe Anwar kanë vetëm pak muaj që kanë nisur një marrëdhënie bashkë, por ata të dy kanë treguar se kanë raporte shumë të mira edhe me familjarët e njëri-tjetrit. /revistawho.com