• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dua Lipa dhe Anwar Hadid çifti perfekt, ndajnë edhe veshjet me njëri-tjetrin

Kanë kaluar vetëm pak javë nga dita kur Dua Lipa dhe Anwar Hadid shfaqën publikisht dashurinë e tyre, kur u panë duke u përqafur dhe kërcyer bashkë në një koncert në Londër. Tashmë përveçse nuk ka më dyshime për lidhjen e tyre, duket se Dua dhe Anwar janë kthyer edhe në miqtë më të mirë të njëri-tjetrit. Dy të dashuruarit kanë filluar të shkëmbejnë rrobat së bashku dhe kjo gjë u vu re mbrëmjen e djeshme. Dua dhe Anwar u panë duke darkuar në ‘Hollywood’ dhe ajo çfarë ra në sy ishte xhaketa e thurur që vëllai i motrave Hadid mbante veshur.

Të njëjtën xhaketë Lipa e ka pasur të veshur në Glastonbury, në ditët kur u njoh për herë të parë me Anwar.

Pavarësisht se ata të dy nuk e kanë konfirmuar ende lidhjen, të tilla detaje flasin shumë për marrëdhënien mes tyre. Ndoshta Anwar mund ta ketë mësuar këtë gjë nga motra e tij më e madhe Gigi Hadid, e cila dy vite më parë zbuloi se ndante veshjet me të dashurin e saj prej tre vitesh, Zayn Malik. Kujtojmë se lidhja mes Duas dhe Anwar nisi tre javë pasi këngëtarja me origjinë shqiptare i dha fund marrëdhënies me Isaac Carew. /revistawho.com