• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dritan Hila me një program në TV, së shpejti rivalitet me bashkëshorten Rudina Xhunga

Publicisti Dritan Hila, do të drejtojë nga kjo e enjte, shoë-n më të ri të politikës, “Arena” në televizionin Ora Neës. Dritan Hila ka qenë diplomat dhe më pas Zv. Ministër i Mbrojtjes, në qeverinë Rama, post prej të cilit dha dorëheqjen, për t’iu rikthyer medias, ku është prej 10 vitesh një zë i rëndësishëm me opinionet dhe analizat televizive. Këtë vit Dritan Hila, ka krijuar portalin online dritare.net.

Por nga kjo e enjte, Hila do të jetë edhe drejtues i një formati konkurrues televiziv, duke tentuar nëpërmjet një hyrjeje te re, në botën e televizionit, ta shndërrojë orën 21:00 të së enjtes në Ora Neës, në një arenë të debatit, opinionit dhe ballafaqimit politik. Ishte Presidenti i RTV Ora Neës, Ylli Ndroqi, i cili e ftoi Hilën të bëhet pjesë e televizionit që drejton, ftesë të cilën Hila e priti me shumë kënaqësi, duke pranuar të bëhet pjesë e Grupit Mediatik Yldon.

Dritan Hila është bashkëshorti i gazetares Rudina Xhunga e cila drejton shoë-n politik të së hënës në Vizion Plus. Duket se Hila do të jetë rival në ekskluzivitet me bashkëshorten e tij, gazetaren Rudina Xhunga, e cila drejton Dritare në Vizion Plus çdo të hënë. /dritare.net

dritan-hila-660x330 dritani-ora-news-2 dritani-ora-news-1024x768