• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Drake sapo pohoi se Rihanna vazhdon të ndikojë në jetën e tij, ja pse

Trekëndëshi i dashurisë Rihanna, Chris Brown dhe Drake është komentuar shpeshherë nga të gjithë fansat e tyre. Pas ndarjes nga Chris, ylli i muzikës pop nisi një romancë me Drake, e cila pati disa ndarje dhe ribashkime.

Megjithatë së fundmi burime për ‘Cosmopolitan’ kanë treguar se Drake është ndjerë i dyzuar nëse duhet të bashkëpunonte me Brown në muzikë, për shkak të lidhjes me Rihanna-n. Të njëjtat burime kanë shtuar se këngëtari është ndikuar shpeshherë nga raporti i tij i të shkuarës në lidhje me Chris.

Të shumtë kanë qenë ndjekësit të cilët janë shprehur se reperi vazhdon të ndjejë për Rihanna-n, ndonëse ajo është në një tjetër lidhje./revistawho.com