Lidhja e tyre nuk u konsiderua serioze. Madje shumë aluduan se Drake do e tradhëtonte J.Lo-n, por ai ka vendosur t’i vërtetojë dashurinë Jenniferit duke bërë tatuazh emrin e saj. Dhe jo në një vend të zakonshëm. Reperi ka vendosur të heqë tatuazhin që ai dhe Rihanna kanë të përbashkët dhe të shkruajë emrin e Jenniferit. Drake dhe Rihanna kanë tatuazh të përbashkët një peshk që i kujton atyre një ditë speciale që kanë pasur në një akuarium. Mesa duket reperi e ka harruar dashurinë për Rihannën dhe vëmendja e tij tani e tutje do fokusohet vetëm tek Jenniferi./revistawho.com