• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Drake dhe Kylie në një romancë? Travis Scott ka për të thënë diçka

Disa javë më parë miliarderja e njohur, Kylie Jenner dhe partneri i saj Travis Scott i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare. Reperi pohoi publikisht se nuk ishte gati t’i ‘jepte’ 22-vjeçares një fëmijë tjetër apo të celebronin dashurinë e tyre në martesë.

Duket se gjithçka ka kaluar shpejt për Jenner e cila në datë 23 tetor është parë në festën e 33-vjetorit të Drake. Burime ekskluzive kanë treguar për ‘Hollywoodlife’ se dyshja është parë të flirtojë gjatë gjithë kohës dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Pas këtyre lajmeve, Travis është shprehur se nuk do i pëlqente që kjo gjë të ishte e vërtetë pasi do ndihej mjaft i tradhtuar nga Drake. Nga ana tjetër pas këtyre spekulimeve, Jenner ka zgjedhur të mos reagojë në asnjë lloj forme, duke i lënë vend të gjithëve për të dyshuar.

Mesa duket dramat e reja kanë nisur në klanin ‘Kardashian-Jenner’ dhe ky është vetëm fillimi i të tjerave momente tensionuese midis marrëdhënieve të tyre private./revistawho.com