Dorian Ramaliu, i njohur si Dori i Fiksit dhe bashkëshortja e tij, Iva Vaqari do të bëhen prindër. Lajmin e dhanë pak ditë më parë në Instagram ndërsa sot të ftuar në “Pushime on Top”, çifti zbuloi edhe gjininë e fëmijës.
Ata do bëhen prindër të një djali dhe Iva e kishte parandjerë këtë.
“Unë e ndjeja dhe i thashë Dorit, teksa po shihesha në pasqyrë te ashensori, po më duket vetja si mam çuni”, u shpreh Iva.
“Unë u ambientova me këtë idenë e çunit dhe u ambientova aq fort sa sinqerisht, tani mezi po pres që është çun”, u shpreh Dori.
“E rëndësishme është të ketë shëndetin, sepse si djali dhe vajza për ne është shumë fat që jemi në një pritje kaq të ëmbël”, shtoi Iva.
I pyetur nga moderatori Flori Gjini si u njohën, Dori rrëfeu: “Gjërat na kanë rrjedhur shumë natyrshëm. Në momentin kur u lidhëm, që gjëja u bë e njohur edhe nga personat e afërt, më pas erdhi fejesa, morëm edhe shtëpinë. Kemi 5-6 muaj që jetojmë bashkë dhe ardhja e fëmijës ishte realisht surprizë për të dy ne. Jo se nuk e kishim menduar, por të them të vërtetën e kishim menduar në një moment të dytë, sa të stabilizohemi pak. Por më mirë kështu, se na bën të ndihemi akoma më mirë, akoma më të fortë”.