• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Doni të prisni flokët në vjeshtë? Mariza Ikonomi ju jep idenë më franceze të mundshme

Vjeshta është koha ideale për të provuar ca gjëra të reja në pamjen tonë. Një ngjyrë e re në garderobë, apo një prerje flokësh që na ndryshon tërësisht dhe na jep shkëlqimin që kërkojmë.
Nëse nuk dini se çfarë modeli t’i prisni flokët tuaj, shihni pak Mariza Ikonomin e cila na ka dhënë në super ide me look-un e saj të ri. Një prerje fantastike që tek Mariza s’ka të sharë. ‘Bob’ është modeli më i famshëm francez, por problemi i saj më i madh është që do krehje të vazhdueshme.

https://www.instagram.com/reel/CTy06NzoNgM/?utm_medium=copy_link

Tek vajzat që i kanë flokët e drejta apo u rri mirë edhe me onde, kjo është një zgjedhje fantastike. Anna Wintour, shefja e Vouge e mban këtë model prej 30-vitesh dhe nuk i lëviz kurrë asnjë fije.
Megjithëse shpesh duhet pak guxim, mos të harrojmë që flokët janë pak edhe çështje karakteri dhe shpesh ndryshimi më i vështirë për t’u bërë në pamjen tonë./revistawho