• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Doni të gjeni punë? Bëni tatuazhe

Personave që kanë tatuazhe u thuhet që do e kenë vështirë të gjejnë punë me vizatime në trup, por duket se nuk është aspak kështu. Sipas një studimi të ri, tatuazhi në fakt të ndihmon të gjesh punë. Kjo sepse tatuazhi shihet si një aftësi organizimi, sidomos kur bëhet fjalë për punë me të rinj. Studimi i realizuar nga Universiteti i St. Andrews në Britaninë e Madhe vëzhgoi 192 persona me eksperiencë menaxheriale, të cilëve iu kërkua që të vlerësonin foto njerëzish me tatuazhe dhe pa tatuazhe. Më pas, këtyre personave iu kërkua që të thonin nëse do i punësonin ose jo këta persona. Kur bëhej fjalë për punë në banak, u preferuan ata me tatuazhe, ndërsa për rolin e kamarierit, ata pa tatuazhe. Sipas studimit, personat me tatuazhe shikoheshin si më të përshtatshëm për të tërhequr klientelën e re.