Donald Veshaj ka përgatitur një surprizë për publikun dhe sot zbuloi datën e publikimit të saj. Nesër në 18:00, në YouTube do dalë projekti, për të cilin vetë i zoti punës shprehet: “Ok, une duhet te beja dicka ??♂️ me shume dashuri neser ora 18:00 premiere ne youtube”.
Ndërsa në video shkruhet: Unë e di që jam idiot, por jam idioti yt.
Kaq u desh që komentet të vlojnë. Shumë fansa shkruajnë për një detaj që mbase një pjese të publikut i ka shpëtuar. Gjatë një bisede kur ishin në shtëpinë e BBV, aktori i ka thënë Semit se këtë frazë ka dashur ta përdorë në këngën që i ka dedikuar dikur Borës.
https://www.instagram.com/tv/CbQJz9Yruw8/?utm_medium=copy_link
Kaq u desh që fansat të ngrejnë dyshimet se ky projekt i ri i dedikohet dashurisë së tyre. Nëse është e vërtetë, gjithçka zbulohet nesër!/revistawho.com