Për herë të parë, Donaldi është shkëputur sonte për pak minuta nga shtëpia e Big Brother Vip për të intervistuar Arbanën.
Ai e ka pyetur Arbanën për fëmijërinë dhe kujtimin më të bukur, ku ajo ka treguar se është rritur në Peshkopi dhe Bulqizë. Moderatorja ka zbuluar se dashurinë për gatimin e ka nga fëmijëria dhe gjyshet që gatuanin shpesh.
Arbana ka shtuar se ambientimi në Tiranë nuk ka qenë i lehtë, pas jetesës në Mat.
“Jam gjykuar në Big Brother, që s’duhet ta kisha këtë vend”, ka treguar Arbana teksa ka përshkruar punën e gjatë në televizion.
E pyetur se ku e gjen forcën në momente të dobëta, Arbana ka pohuar se e gjen tek Edi, familja dhe njerëzit e dashur.
Moderatorja ka pohuar se kur ka pasur nevojë ka kërkuar ndihmë e mes të qeshurave ka treguar dhe se pëlqen çdo gjë tek Edi.
“Mendon që jam shumë e parregullt, shumë neglizhente”, ka thënë Arbana kur i është dashur të gjejë diçka që Edi nuk e pëlqen tek ajo.
Në fund të intervistës Arbana ka treguar se nëse do ishte në BBV me Edin, ajo do ishte shumë e lezetshme, por do e fitonte ai./revistawho.com