• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Donald Trump për vizitë tek familja mbretërore, Meghan Markle nuk do të jetë e pranishme

Në datën 3 qershor, familja mbretërore do të takohet me Donald Trump dhe zonjën e parë, Melanie Trump. Ato do të bëjnë një vizitë 3 ditorëshe, ku në ditën e parë do të ketë një takim privat mes Princ Harry dhe Donald Trump, ndërsa ditën e dytë Donald do të ketë një takim çaji me William dhe Kate. Sipas ‘Cosmopolitan’, gjatë të gjitha këtyre eventeve të rëndësishme, Meghan do të jetë pranë vogëlushit të saj, Archie, në shtëpinë e re. Ende nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga dukesha apo pallati mbretëror, megjithatë Meghan nuk është ndonjë fanse e Donald dhe politikave të tij. Gjatë vitit 2016 ajo ka qenë një nga mbështetëset më të mëdhaja të Hillary Clinton dhe me siguri, Meghan do të mungojë me shumë dëshirë në këtë takim./revistawho.com