• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Donald Trump i kthen përgjigje stilistit që nuk pranoi të veshë Melania-n: Ajo nuk e ka kërkuar kurrë Tom Ford-in

Tom Ford është mes grupit të madh të stilistëve që janë betuar që nuk do e veshin zonjën e parë Melania Trump. Ai fillimisht foli në The View në nëntor. “Më kanë kërkuar disa vite më parë ta vesh dhe kam refuzuar. Ajo nuk është imazhi im i gruas”, ka thënë ai duke shtuar që është demokrat dhe kishte votuar për Hillary-n. Megjithatë, ai tha që rrobat e tij janë shumë “të shtrenjta” për t’u veshur nga një zonjë e parë.

Ford më vonë tha për Elle.com në tapetin e kuq të Golden Globes: “Kushdo që të jetë president, apo zonjë e parë, duhet të veshë rroba me çmime të arritshme për shumicën e amerikanëve dhe që prodhohen në Amerikë. Veshjet e mia prodhohen në Itali, ato janë shumë, shumë të kushtueshme. Nuk mendoj që shumica e grave apo burrave në shtetin tonë mund ta përballojnë dhe mendoj që zonja e parë ose presidenti duhet të përfaqësojnë të gjithë njerëzit”.

Tani Donald Trump është përgjigjur në një intervistë për Fox & Friends, duke pranuar që Melania nuk i ka kërkuar kurrë Ford-it ta veshë. “Ajo nuk e ka kërkuar kurrë Tom Ford-in, as nuk e pëlqen Tom Ford, nuk i pëlqejnë stilimet e tij”- tha presidenti i ardhshëm. “Unë nuk jam fasn i Tom Ford, nuk kam qenë kurrë.”

Më pas ai tha që drejtori i Wynn Resorts Steve Wynn “më telefonoi dhe më tha që mendonte që ishte shumë e frikshme çfarë kishte thënë Tom Ford dhe që ai ia kishte nxjerrë rrobat jashtë hotelit në Las Vegas.” Është interesante, që nuk ka dyqan veshjesh Tom Ford në Wynn Las Vegas, edhe pse hoteli ka produktet e bukurisë të linjës së stilistit. Ndodh që presidenti gabohet./revistaclass