• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Donald Trump godet sërish: Me Zotin kam marrëdhënie të shkëlqyer, por nuk i kërkoj kurrë falje

“Jo, unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Zotin, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të Kishën evangjeliste në tërësi. Mua më pëlqen të jem i mirë, nuk më pëlqen të kërkoj falje, dhe jam i mirë, ka plot gjëra të këqija që nuk i bëj; Përpiqem të mos bëj asgjë të keqe”. Kjo është “bomba” e radhës nga kandidati për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, njëherësh edhe një nga njerëzit më të pasur të rruzullit. Trump shquhet tashmë për deklarata e tij të çuditshme dhe të forta. Kështu duke folur për CNN, ai ka insistuar t’i tregojë të gjithëve për marrëdhëniet e tij me Zotin, që sipas Trump janë të shkëlqyera. Por kandidati republikan për President ka sqaruar edhe se nuk do t’i kërkonte falje Zotit.