• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Donald dhe Melania Trump infektohen me Covid-19, si është gjendja e tyre shëndetësore?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump janë infektuar me Covid-19. Pasi i janë nënshtruar testit, Trump dhe zonja e tij kanë rezultuar pozitivë, por duket se janë në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmin e ka dhënë vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë përmes një statusi në “Twitter”. Ai ka treguar se do të fillojë menjëherë karantinën. 

“Sonte, @FLOTUS dhe unë rezultuam pozitivë me COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rikuperimin menjëherë. Do ta kalojmë gjithë këtë BASHKË!”, shkruhet në postim.